Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Çfarë do të ndodhë me turizmin? Rama: Ja pse këtë vit do të jetë më mirë!

Çfarë do të ndodhë me turizmin? Rama: Ja pse

Gjatë bashkëbisedimit me qytetarët në Berat, kryeministri Edi Rama foli edhe për turizmin. Rama u shpreh se, shumë shpejt mund të hapen fluturimet me Britaninë e Madhe. Kryeministri shprehet se, nëse arrijnë të vaksínojnë një numër jo të vogël njerëzish do të kenë dhe një avantazh për sezonin e turizmit.

“Këtë vit do të jetë më mirë sesa vjet. Sepse edhe një pjesë e të huajve të vaksínuar do të lëvizin, edhe një pjesë e rëndësishme e jona që do të jenë vaksínuar do ta kenë më të lehtë, pra do të ketë pak më shumë frymëmarrje këtë vit. Mund të ndodhë që shumë shpejt të hapen fluturimet me Britaninë e Madhe, nuk është e thënë në maj. Kjo është diçka e marrë në periudhë periodike. Gjërat ndryshojnë dhe dinamikat janë të paparashikueshme. Vaksínim intensivisht gjatë sezonit pranveror. Këtu fus dhe ambicien që kur të hyjmë në sezonin e verës, të kemi një lehtësim nga pikëpamja e rrezikut. Nëse do të vaksínojmë një pjesë jo të vogël brenda planit tonë që brenda 14 muajsh të kryejmë vaksínimin, do të kemi avantazh dhe veprim të madh që kemi. Po punojmë ditë natë për të siguruar dozat e nevojshme që të vazhdojmë programin e vaksínimit. Kemi organizuar një rrjet vaksínatorësh dhe po bëhet përzgjedhja e tyre, po angazhojmë dhe ínfermierë praktikantë.”,- tha Rama./K.C/dritare.net