Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Sulmet kibernetike/ Ekspertja e IT: Lufta moderne është virtuale, jo me tanke!

Sulmet kibernetike/ Ekspertja e IT: Lufta moderne është virtuale, jo

Për të folur më tepër rreth sulmeve kibernetike dhe sistemeve të sigurisë online në edicionin e lajmeve në Dritare TV ishte pedagoge dhe eksperte e IT Esmeralda Kazia. Ekspertia Kazia u shpreh se lufta moderne është virtuale.

“Lufta ka marrë një dimension tjetër. Tani lufta është virtuale dhe në Shqipëri kemi një luftë hibride. Një kompjuter është më i rrezikshëm se një ushtri. Kjo pasi lufta kibernetike është një luftë komplekse, pasi është e vështirë që të identifikohen fajtorët. Dy dekadat e fundit janë shoqëruar me sulme kibernetike edhe nga raste të tjera, jo vetëm nga grupet famëkeqe të sulmeve online.

Energjia, banka, mikrofinancat, spitalet janë fushat më të rrezikuara. Këto ndërhyrje në sistem nisin që nga gabimi njerëzor e deri te mungesa e sisteme të duhura të mbrojtjes kibernetike. Duhet të ketë një sistem monitorimi inteligjence për të shamngur rënien dhe sulmin në sistem. Sulmet në Shqipëri kanë nisur nga një e-mail i dyshimtë i Microsoftit, për këtë duhet një trajnim i mirë i stafit.”-u shpreh Kazia./M.T/dritare.net