
Edi Rama publikon foton familjare nga darka mbretërore për liderët e NATO-s
Dritare.net
Kryeministri Edi Rama ka ndarë me ndjekësit e tij në rrjetet sociale një moment të veçantë nga darka zyrtare e mikpritjes së organizuar nga Familja Mbretërore në nder të liderëve të NATO-s.
Në postimin e tij, Rama ka publikuar një "foto familjare", ku shfaqet përkrah krerëve të shteteve dhe qeverive të vendeve anëtare të NATO-s, në një atmosferë ceremoniale dhe miqësore. Ngjarja është zhvilluar në kuadër të samitit të NATO-s, që këtë vit po mbahet në Holandë.
“FOTO FAMILJARE e darkës së mikpritjes së Familjes Mbretërore për liderët e NATO-s,” shkruan Rama në postim, duke vënë theksin te rëndësia simbolike dhe politike e këtij takimi.
Pjesëmarrja e Shqipërisë në këtë samit nënvizon rolin gjithnjë e më të rëndësishëm që vendi ka në strukturat euroatlantike, ndërkohë që në fokusin e diskutimeve mbeten siguria globale, qëndrueshmëria në Ballkan dhe sfidat e përbashkëta për aleancën./L.F-dritare.net

















