

5 korriku është një ditë e veçantë për ish-kryeministrin Sali Berisha, i cili ka ndarë me ndjekësit e tij në rrjetet sociale një mesazh urimi për bashkëshorten, Lirinë, me rastin e ditëlindjes së saj dhe 54-vjetorit të martesës së tyre.
“Sot ditë e veçantë për familjen tonë!” – shkruan Berisha, duke theksuar se 5 korriku është dita e dy festave familjare: së pari ditëlindja e Lilit, e cila përmendet si “kryeditëlindja” në familjen Berisha, dhe së dyti, përvjetori i martesës së tyre.
“Në këtë 54-vjetor të udhëtimit të përbashkët, mirënjohja dhe dashuria jonë për Lirinë është e pakufishme,” shkruan Berisha, duke e quajtur Lirinë “një hyjni e vërtetë tokësore e jetës tonë”, për përkushtimin, mirësinë dhe sakrificat e saj.
Në fund të mesazhit të tij, Berisha uron që me vullnetin e Zotit, të kenë edhe shumë vite të tjera së bashku me familjen.

















