Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Dy fëmijët u përplasën për vdekje, reagon Kryeministri Rama

Dy fëmijët u përplasën për vdekje, reagon Kryeministri

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në platformën X lidhur me aksidentin tragjik të ndodhur në Durrës, ku dy fëmijë humbën jetën dhe një tjetër ndodhet në gjendje të rëndë. Në reagimin e tij, Rama shprehet se lajmin e ka marrë sapo ka mbërritur në Erevan të Armenisë, ku ndodhet për takimin e Komunitetit Politik Evropian.

“Sapo kemi zbritur në Erevan të Armenisë për Komunitetin Politik Europian dhe kam mësuar për tragjedinë e pangushëllueshme të humbjes së dy fëmijëve, ndërkohë që fëmija i tretë lufton për jetën nën kujdesin e mjekëve. Zoti bekoftë dy shpirtrat e vegjël, u dhëntë forcën e jashtëzakonshme prindërve për t’i mbijetuar dhimbjes së madhe, ndërkohë që bashkohem në lutjet për shërimin e fëmijës në spital”, shkruan kryeministri./K.C/dritare.net