Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Tragjedi në Durrës/ Makina përplas për vdekje 2 të miturit dhe plagos rëndë një tjetër

Tragjedi në Durrës/ Makina përplas për vdekje 2 të

Një aksident tragjik është shënuar në qytetin e Durrësit, ku dy të mitur kanë humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur. Ngjarja ka ndodhur në lagjen 15, ku një automjet ka përplasur fëmijët. Si pasojë e përplasjes së rëndë, dy prej tyre kanë ndërruar jetë në vendngjarje, ndërsa një i mitur tjetër ka mbetur i lënduar.

I plagosuri është transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për të marrë ndihmë më të specializuar mjekësore.

Drejtuesi i automjetit, një 57-vjeçar banor i zonës, është arrestuar nga policia, ndërsa autoritetet po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit./K.C/dritare.net