
Duma-Ramës: Po e përdor gojën për jashtëqitje!
Dritare.net
Deputetja e PD Grida Duma replikoi me një gjuhë të ashpër me kryeministrin Edi Rama. E gjithë seanca sot u zhvillua nën tensione. Në fjalën e saj drejtuar kreut të qeverisë Duma tha se po përdor gojën për jashtëqitje, duke iu referuar gjuhës së Ramës, drejtuar sot opozitës.
“Erdhët këtu dhe bëtë lajm. Sa mirë që më ka bërë zoti grua. Nuk do ishte shumë e fisme t’i përgjigjesha këtij. Ti je aktori më i madh këtu.
Nuk më pengon formimi të them që kush e ka aparatin tretës në tru mund të përdorë edhe gojën për jashtëqitje. Dhe ti e bën shpesh këtë. Ti thua do ta votojnë ne si Çeço këtë rezolutë. Memoria e shkurtër ju funksionon. Ju e votuat si Çeço Srebrenicën pasi dikush jua nxori kartonin e kuq për Srebrenicës. Nuk bëjmë ne thikë pas shpine”, tha Duma./L.F-dritare.net

















