Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Donald Trump: Kam disa persona në mendje që mund të drejtojnë mirë Iranin

Donald Trump: Kam disa persona në mendje që mund të

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi se ka disa persona në mendje të cilët, sipas tij, mund të bëjnë një punë të mirë në drejtimin e Iran, në mes të konfliktit që po zhvillohet në rajon.

Në një intervistë telefonike për NBC News, Trump tha se synimi është që të bëhen ndryshime të thella në vend.

“Ne duam të hyjmë dhe të pastrojmë gjithçka. Nuk duam dikë që do ta rindërtojë vendin për një periudhë 10-vjeçare,” u shpreh ai.

Presidenti amerikan shtoi se ka disa persona që mendon se “do të bënin një punë të mirë”, por nuk bëri publik asnjë emër.

Sipas intervistës, Trump tha gjithashtu se po ndërmerren hapa për t’u siguruar që këta persona të mbijetojnë gjatë luftës. “Po i vëzhgojmë, po,” deklaroi ai.

Në një tjetër intervistë për Axios, Trump theksoi se ai duhet të jetë “i përfshirë në emërimin” e liderit të ardhshëm të Iranit./L.F-dritare.net