
Djali i familjes merr në morg, trupat e pajetë të katër turistëve rusë
Dritare.net
Trupat e pajetë të katër turistëve rusë janë tërhequr nga morgu. Viktimat janë Natalia Burenkova, 58 vjeçe, Sergei Burenkov, 60 vjeç, Nikita Belousov, 37 vjeç dhe Ekaterina Burenkova 31 vjeçe. Ka qenë djali i familjes, Aleksandër Burenkov, i cili ka tërhequr trupat e prindërve të tij, motrës dhe dhëndrit. Prezentë gjatë tërheqjes së trupave ishte edhe konsulli rus.
Vdekja e tyre vijon që të mbetet mister, ndërkohë që hetimi për zbulimin e shkaqeve që çuan në humbjen e jetës së tyre vijon. Prokuroria ka marrë në cilësinë e provave materiale dy telefona celular të viktimave dhe veshja të përdorura prej tyre. Nga uji i pishinës prokuroria mori konform procedurave standarde për ekzaminim të mëtejshëm laboratorik dy kampione uji, të ndarë një njëri-tjetri një për ekzaminim me volum 1000 ml dhe një për ruajtje volum 100 ml. Gjithashtu u morën për ekzaminim të mëtejshëm edhe dy kampionë pluhur në dukje si klor që pëdoret për dezinfektimin dhe përpunimin e ujit të pishinës, kampionët e klorit u morën të ndara në masën nga 100 ml secila një prej analiza dhe tjetra për ruajtje. Gjithashtu nga dhomat në të cilat ishin akomoduar viktimat u morën për ekzanimime të mëtejshme produktet ushqimore dhe mbetje të tyre me qëllim ekzanimimet.
Sipas prokurorisë në cepin verilindor të pishinës pranë shezlongut të parë në radhë, përdhe u gjet e shtrirë në mënyrë të çrregullt kufoma e një shtetasi mashkull i identifikuar më pas si ajo e shtetasit Sergei Burenkov. Në anën lindore të pishinës në mesin e gjatësisë së saj u gjetën pranë njëri-tjetrit dy kufoma të tjera një mashkull dhe një femër e identifikuar si Natalia Burenkova dhe Nikita Belousov dhe këto dy kufoma të shtrira në gjendje të çrregullt. Në anën perëndimore të pishinës në shezllonin e mesit u gjet e shtrirë dhe pa asnjë jete në shezllon kufoma e shtetases Ekaterina Burenkova./L.F-dritare.net

















