Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Dilaver Goxhaj: Adem Jashari dëshironte bashkimin e Kosovës me Shqipërinë!

Dilaver Goxhaj: Adem Jashari dëshironte bashkimin e Kosovës me

Sot, 5 mars 2025 bëhen 27 vjet nga rënia e komandantit legjendar, Adem Jasharit, familjes së tij dhe Jasharëve të tjerë.

Ish-koloneli Dilaver Goxhaj në Dritare Tv duke përkujtuar luftën e familjes Jashari në Kosovë për liri, u shpreh se Adem Jashari kërkonte bashkimin me Shqipërinë.

“Adem Jashari na tregon Besarta, qëndronte me një gjerdan krahaqafë. Jo vetëm ai por gjithë komandantët, e mbanin ashtu gjerdanin, imitonin Çerçiz Topullin, kërkonte bashkim me Shqipërinë. Përveç kësaj atë ditë që filloi lufta, e gjithë familja luftonte duke recituar: Mylazim largo taborë, se të skuq të bëj me bojë!

Unë shkova për këtë bashkim, kjo thirrje e tyre është vendosur në tekstin e betimit ushtarak: Do luftojmë deri në bashkimin e trojeve shqiptare me shtetin Amë. Kjo më çoi, nuk është realizuar asgjë nga dëshirat e mia.”, tha zoti Goxhaj./dritare.net