Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Dhurata Çupi: Lidhja ime familjare me Ahmet Zogun!

Dhurata Çupi: Lidhja ime familjare me Ahmet Zogun!

Dhurata Çupi, deputetja e Partisë Demokratike dhe kandidate për deputete nga koalicioni opozitar Aleanca për Shqipërinë Madhështore, ka zbuluar se ka një lidhje të ngushtë familjare me Ahmet Zogun.

E ftuar në emisionin Dekalog të Roland Qafokut në DritareTV, Çupi ka treguar për lidhjen e saj familjare me figurën historike të Ahmet Zogut.

Ajo shpjegoi se paraardhësit e saj kanë pasur marrëdhënie të ngushta me mbretin, duke theksuar se gjyshi i saj ka mbaruar Akademinë Ushtarake në Torino me bursën e Mbretit Zog.
"Paraardhësit e mi kanë pasur lidhje të ngushta me Ahmet Zogun. Marrëdhëniet kanë qenë shumë të afërta, dhe gjyshi im ka mbaruar Akademinë Ushtarake në Torino me bursën e Mbretit Zog," tha Çupi.

Ajo gjithashtu vlerësoi rëndësinë e kontributit të Zogut në krijimin e shtetit shqiptar.

"Ahmet Zogu ka bërë shtet dhe me krenari e them që disa nga kolonat kryesore të shtetit mbeten nga ai sot."

Çupi e mbështet fort trashëgiminë që ka lënë figura e Zogut dhe shtoi se është krejtësisht dakord me lëvizjet që ai ka bërë gjatë periudhës së tij në pushtet.

"E them këtë për shkak të trashëgimisë familjare dhe lidhjes time me figurën e tij. Unë jam krejtësisht dakord me çdo lëvizje që ka bërë Ahmet Zogu," përfundoi Çupi./E.P-dritare.net