Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

I shkaktoi dëm 1.5 milionë euro shtetit, biznesmeni Isuf Berberi i shpëton burgut!

I shkaktoi dëm 1.5 milionë euro shtetit, biznesmeni Isuf Berberi i

Isuf Berberi biznesmeni i shpallur në kërkim, pasi prokuroria ka kërkuar masën arrest me burg, për akuzat “mashtrim me pasoja të rënda”, i ka shpëtuar burgut.

Sot Gjykata e Apelit Tiranë, ka urdhëruar heqjen e masës së “arrestit me burg” për personin në fjalë. Heqja e kësaj mase për Isuf Berberin nga Gjykata e Apelit Tiranë është firmosur nga tre gjyqtarët Elbana Lluri, Zeqine Sallaku dhe Elona Toto.

Pas hetimeve ka rezultuar se kompania "Phoenix Petroleum" e cila është në pronësi të dy biznesmenëve Isuf Berberit dhe Naim Kasa kanë marrë në shfrytëzim disa puse nafte, por nuk kanë kanë kryer investimet e detyrueshme. Dëmi që ka pësuar në mënyrë të drejtpërdrejtë AKBN nga veprimet e kundraligjshme të punonjësve të saj është 2 milionë dollarë. Mesa duket ai ia ka dalë të paguajë edhe Gjykatën, dhe ndaj tij nuk ka më asnjë masë. /L.F-dritare.net