
Prokuroria e Tiranës ka urdhëruar arrestimin e disa zyrtarëve të Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore, njofton "BW".
Mësohet se deri më tani janë arrestuar 5 persona, ndërsa për disa të tjerë është vendosur arrest shtëpie.
Ka edhe nga ata që janë shpallur në kërkim.
Veprat e hetuara mësohet se janë mashtrim me pasoja të rënda, neni 143, kontrabandë me mallra që paguhen akcizë, neni 172, fshehje të ardhurash neni 180, shpërdorim detyre neni 248 i Kodit Penal./ I.M-Dritare.net

















