
Dallëndyshe Bici refuzon mandatin e deputetes. Ja kandidati në radhë për vendin e Ahmetajt!
E Enjte 11 Janar 2024, 10:10
Dritare.net
Drejtoresha e Kadastrës, Dallëndyshe Bici ka refuzuar mandatin si deputete, postin të cilin Arben Ahmetaj e humbi pasi ndodhet në arrati prej më shumë se 6 muajsh.
Përmes një shkrese zyrtare, Bici njofton se dëshiron të vazhdojë punën në Kadastër.
Mandati i deputetit që mbante Arben Ahmetaj, pritet ti kalojë pasuesit në listë, Plarent Ndreca./M.K-dritare.net

















