
Botuesi tregon momentet e fundit të Ismail Kadaresë: E pashë të shtrirë në korridor, moment dramatik!
Dritare.net

Botuesi i Ismail Kadaresë, Bujar Hudhri ka treguar momentet e fundit kur shkrimtari u nda nga jeta, ditën e hënë më 1 korrik.
“Një ditë e tillë do të vinte. Mua me kujtohej Rinasi, avioni që vinte nga Paris dhe zbriste Kadarenë, dhe pas një muaji e përcillja sërish dhe e ndiqja me sy derisa ikte. Edhe sot më duket se është në një planet tjetër nuk është me ne. Në këtë pikëpamje mendoj se nuk do t’ia ndjej që ai nuk është më, se ai është diku. Kjo diku sot quhet pantetoni i letërsisë botërore. Ai iku, por vepra e tij është pasuria më e madhe që i ka lënë këtij kombi. Ka 5 vite që rrinte në Shqipëri, ishte një moment dramatik kur më lajmëruar që duhet të shkoja se diçka kishte ndodhur, Kur e pashë të shtrirë në atë korridor që e kisha parë shumë herë në këmbë, e morëm në ashensor, ishte si i ngrirë. Ikëm në një ambulancë të thjeshtë dhe me zor kemi çarë rrugët e Tiranës derisa mbërritëm në urgjencë, mjekët u mblodhën gjersa heshti gjithçka.
Ai kurrë nuk tregonte se çfarë kishte duke shkruar. Kur e kishte nisur dhe do bashkëpunonte me botuesin, ti kuptoje që një vepër e re ka nisu. Ai nuk e tregonte, thoshte jam supersticioz. Mund të ketë, ndoshta gjenia e tij nuk mund të rrinte pa krijuar, shpesh herë e kam pyetur. Ajo që unë mendoj se ka lënë ishte diçka që ka nisur tek kafe Rostan, një kapitull që quhet ‘Mozaikale’ aty janë disa tekste të shkurtra, si xhevahire, brilante, ndoshta kjo bëhet sepse talenti i tij i madh bën që të japë të tilla mrekullira. Jam e sigurt që këtë ka lënë, se shpesh më thoshte po, një ngjarje të Juvenilja, një takim, një figurë gruaje.
Nga nesër e tutje vendos zonja Kadare me dy bijat.
Mu duk mua, se unë kam parë që ambulancat duhet të kenë impiante, mu duk sikur s’kishte. Ndoshta gaboj. Ai rreziku sot në Shqipëri, ty s’të hapin rrugën, është fatkeqësi. Isha me një shofer që thoshte kjo është e përditshme. Kjo është alarmante, nuk është vetëm për Kadarenë, por për secilin që ka një hall të tillë”, tha botuesi./M.K-dritare.net

















