Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

BE ngre alarmin për rreziqet e produkteve të shitura nga Shein dhe Temu

BE ngre alarmin për rreziqet e produkteve të shitura nga Shein dhe

Burimi The Guardian

Komisioneri i Drejtësisë në Bashkimin Europian, Michael McGrath, ka shprehur shqetësim të thellë dhe është shprehur "i tronditur" nga rreziqet që paraqesin disa produkte të shitura në platformat popullore kineze Shein dhe Temu. Në kuadër të një fushate më të gjerë për mbrojtjen e konsumatorëve dhe tregun evropian, ai paralajmëroi masa të forta ndaj këtyre platformave që, sipas tij, shkelin në mënyrë flagrante ligjet dhe standardet e BE-së.

Rreziqe të shumta për konsumatorët: nga biberonët te kozmetika
Në fokus të shqetësimit janë produktet që përmbajnë substanca të rrezikshme ose janë të ndërtuara në mënyrë të pasigurt. Disa nga rastet më shqetësuese të identifikuara përfshijnë:

-Biberona për foshnja me rruaza që mund të shkëputen lehtësisht, duke krijuar rrezik mbytjeje. Ato nuk përmbajnë vrimat standarde që do t’i mundësonin një bebeje të marrë frymë nëse e gëlltit një pjesë të tillë.
-Manta shiu për fëmijë me përbërës kimikë të dëmshëm.
-Syze dielli pa mbrojtje UV, që nuk i mbrojnë sytë nga rrezet e dëmshme.
-Pantallona për fëmijë me litarë më të gjatë se ç’lejohet, që mund të shkaktojnë rrëzime.
-Kozmetikë që përmban substancën Lillal (butylphenyl methylpropional), një kimikat i klasifikuar nga BE si “shqetësim shumë i lartë” që ndikon në pjellori dhe zhvillimin e fetusit. Lillal është ndaluar në BE që nga viti 2022, dhe në Britani konsumatorëve u është kërkuar të hedhin çdo produkt që e përmban.
Rritje e jashtëzakonshme e pakove nga Kina
Sipas të dhënave zyrtare, 12 milionë pako me vlerë të ulët hyjnë çdo ditë në BE nga jashtë bllokut, kryesisht nga platformat e njohura si Shein dhe Temu. Në vitin 2024, kjo përkthehet në 4.6 miliardë dërgesa nën 150 euro, dyfish më shumë se në 2023 dhe trefish krahasuar me 2022.

Kjo rritje e paprecedentë ka shkaktuar presion të madh mbi autoritetet doganore të vendeve anëtare dhe është bërë një burim i madh shqetësimi për sigurinë e konsumatorëve dhe konkurrencën e ndershme në treg.

Komisioneri McGrath tha se është në pritje të rezultateve të një hetimi të posaçëm që po zhvillohet në të gjithë BE-në përmes një metode të njohur si “secret shopper”/K.C/dritare.net