
Jam e lodhur gjatë gjithë kohës. A mund të jetë problem psikologjik?!
Dritare.net
Përshëndetje Dritare.net dhe Psikologe Enertila
Unë që ju shkruaj jam një vajzë 28 vjec e cila ndiej lodhje të vazhdueshme edhe pse nuk kryej aktivitete. Nuk e kuptoj se nga më vjen. Ju lutem çfarë mund të më thuash për lodhjen time të vazhdueshme dhe të pa shpjegueshme? Faleminderit!
Psikologe Enertila Bekteshi përgjigjet!
Përshëndetje lexues të Dritare.net
Ndjenja e lodhjes është një përvojë e zakonshme, të cilën të gjithë e përjetojmë në një moment të jetës sonë. Por kur lodhja bëhet e vazhdueshme, nuk përmirësohet as pas pushimit dhe fillon të ndërhyjë në aktivitetet e përditshme, mund të kemi të bëjmë me lodhjes kronike. Kjo është një gjendje komplekse me karakteristika shumë specifike që nuk zgjidhet me pushim, dhe ka një ndikim të rëndësishëm në cilësinë e jetës.
Faktorët kryesorë psikologjikë që qëndrojnë në themel të kësaj gjendje mund të jenë stresi, mbingarkesë mendore dhe emocionale, ngjarjet traumatike që mund të bëhen të ndërlikuara dhe e bllokojnë personin. E dashur lexuesja jonë në këndvështrimin tim për të luftuar lodhjen kronike mund të jet e dobishme menaxhimi i stresit dhe i mendimeve. Menaxhimi i stresit lidhet me punën dhe marrëdhëniet, dhe riformulon mendimet dhe modelet jofunksionale që mund të shpërdorojnë energji, duke rezultuar në përtypje mendimesh ose ndjenja të pamjaftueshmërisë, padobishmërisë, dhe joefektive.
Relaksimi mund të ndihmojë në reflektimin mbi nevojën për të gjetur kohë për pushim dhe mbi kujdesin ndaj praktikave dhe rutinave të mira. Dobësia, lodhja, simptomat fizike dhe simptomat emocionale e bëjnë sindromën e lodhjes kronike një manifestim klinik që mund të vendoset në zonën kufitare midis trupit dhe mendjes. Nëse simptomat vazhdojnë me kalimin e kohës dhe nuk zhduken me pushim, është e rëndësishme të mos i nënvlerësoni ato, kërkoni ndihmë. Shpresoj shumë që këndvështrimi im t’ju ndihmojë sadopak në gjendjen tuaj. Gjithë të mirat !/dritare.net

















