
Bill Gates: Po të isha sot fëmijë, do diagnostikohesha me autizëm!
Dritare.net
Bill Gates thotë se beson se do të ishte diagnostikuar me një formë autizmi nëse do të ishte rritur në këtë epokë. Duke folur me Anderson Cooper të CNN themeluesi i Microsoft-it, Bill Gates foli për fëmijërinë e tij, për faktin se ishte obsesiv, i pavetëdijshëm ndaj shoqërisë dhe i pasjellshëm si fëmijë. Ai shtoi se nuk do ta ndryshonte trurin e tij për asgjë.
Anderson Cooper: Ke thënë se nëse do të ishe fëmijë sot, me siguri do të vendosnin diagnozën e autizmit. Çfarë të bën ta mendosh këtë?
Bill Gates: Kisha një zhvillim shumë të ngadaltë. Nuk isha shumë shoqëror. Prindërit e mi nuk kishin udhërrëfyes apo tekste shkollore që t’i ndihmonin të kuptonin pse djali i tyre u bë kaq i fiksuar pas projekteve, nuk ishte shumë social apo shpesh herë dhe i pasjellshëm.
Ai tha se "fakti që truri i disa njerëzve përpunon informacionin ndryshe nga të tjerët" nuk ishte kuptuar gjerësisht gjatë fëmijërisë së tij, me termin "neurodivergjent" që u popullarizua vetëm në vitet 1990./L.F-dritare.net

















