Biennalja 2026, dëshmia e një bote tjetër qe do të dëgjohet jo te bërtasë!
Dritare.net

Bienalja e Venecias 2026 vjen këtë vit me një nga temat më poetike dhe njerëzore të viteve të fundit: In Minor Keys kuruar nga kuratorja kamerunase Koyo Kouoh, figura e parë afrikane që drejton Bienalen e Artit në Venecia.
Tema nuk flet për spektakël, teknologji apo provokim të zhurmshëm. Përkundrazi. In Minor Keys është një ftesë për të dëgjuar tonet e ulëta të botës heshtjen, poezinë, kujtesën, frymëmarrjen dhe njerëzit që vazhdojnë të krijojnë bukuri edhe në kohë tragjedish.
Në manifestin kuratorial shkruhet:
“Muzika vazhdon. Këngët e atyre që krijojnë bukuri pavarësisht tragjedisë. Harmonitë e atyre që riparojnë plagë dhe botë.”
Sipas Kouoh, minor keys janë frekuencat e ulëta të jetës emocionet intime, komunitetet e vogla, marrëdhëniet njerëzore, format e mbijetesës dhe imagjinatës që zakonisht humbasin në zhurmën e politikës, luftës dhe konsumit global.
Shtypi ndërkombëtar e ka quajtur këtë Bienale:
Më humane dhe më shpirtërore, një kundërpërgjigje ndaj lodhjes globale dhe një Bienale që kërkon më shumë ndjeshmëri sesa spektakël.
Revista ArtReview shkruan se Bienalja e këtij viti nuk kërkon të tronditë, por të dëgjojë. Ndërsa Financial Times e përshkruan si një ekspozitë që “e zhvendos vëmendjen nga monumentalja drejt intimes”.
Në shumë pavijone kombëtare vërehen tema si:
Dekolonizimi,identiteti, migrimi,kujtesa historike,ekologjia, dhe mënyra si arti mund të krijojë hapësira kujdesi dhe bashkëjetese.
Shqipëria prezantohet këtë vit me projektin “A Place in the Sun” të artistit Genti Korini, një vepër që pyet:
Ku është një vend nën diell?
dhe eksploron mënyrën si Shqipëria është parë historikisht nga Europa, përmes fantazisë, frikës dhe idesë së “tjetrit”.
Për shumë kritikë, Bienalja 2026 duket si një largim nga arti i ftohtë konceptual drejt një arti më emocional, poetik dhe njerëzor.
Dhe ndoshta e gjithë fryma e saj përmblidhet në hyrjen e manifestit:
“Merr frymë thellë.
Nxirre frymën
Lësho supe
Mbylli sytë.
Një Bienale që nuk kërkon të bërtasë.
Por të dëgjohet. /dritare.net