Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Beni ecën vetë u bë 50 vjeç!

Beni ecën vetë u bë 50 vjeç!

50 vite “Beni ecën vetë”, një film që ecën ende bashkë me ne.

Sot mbushen 50 vite nga premiera e filmit të dashur shqiptar “Beni ecën vetë”, që u shfaq për herë të parë në Korçë, më 23 janar 1976.

Beni ecën vetë u bë 50 vjeç!

Një film që na kthen menjëherë te fëmijëria, te fshati, te rrugicat, lojërat e pafajshme, emocionet e para dhe ajo ndjesi e ngrohtë e të rriturit pak e nga pak. “Beni ecën vetë” nuk ishte thjesht një histori për fëmijë, por një pasqyrë e ndjeshme e botës së tyre, e treguar me sinqeritet dhe butësi.

Në këtë përvjetor të veçantë, kujtojmë me mirënjohje regjisoren Xhanfise Keko, që i dha kinemasë shqiptare disa nga portretet më të bukura të fëmijërisë. Me një gjuhë të thjeshtë, humane dhe plot ndjenjë, ajo krijoi filma që vazhdojnë të jetojnë në kujtesën tonë kolektive.

Filmi u vlerësua edhe ndërkombëtarisht, duke fituar Çmimin e Nderit në Festivalin e 8-të Ndërkombëtar të Filmit për Fëmijë dhe të Rinj në Giffoni Valle Piana, Salerno, Itali, në vitin 1978.