
Basha i bindur në fitore: Të dielën vazhdojmë luftën kundër regjimit Rama-Doshi
E Premte 11 Qershor 2021, 19:07
Dritare.net
Kryetari i PD-së Lulzim Basha ishte sot në takim me demokratët në Mallakastër. Basha foli sërish për zgjedhjet brenda partisë që do të zhvillohen me 13 qershor. Kryedemokrati tha se të dielën do t’i kthejnë vendit demokracinë.
"Të dielën do vendosim të vazhdojmë me gjithë forcën tonë betejën kundër regjimit Rama-Doshi, do t’i kthejmë vendit demokracinë dhe përmes saj ndryshimin. Nuk dorëzohemi përballë maskarës zgjedhore. Së bashku me shumicën e shqiptarëve do sjellim ndryshimin që njerëzit duan dhe meritojnë.", tha Basha./K.C/dritare.net

















