Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Arsyetimi i plotë i GJKKO-së për masat ndaj Ballukut

Arsyetimi i plotë i GJKKO-së për masat ndaj Ballukut

Gjykata ka vendosur masën e sigurimit “pezullim nga detyra” ndaj Belinda Ballukut, lidhur me funksionet e saj si zëvendëskryeministre dhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, si dhe masën “ndalim i daljes jashtë shtetit”.

Në vendimin e arsyetuar nga gjyqtari Erion Çela, theksohet se nuk ekziston ndalim ligjor për aplikimin e masës së pezullimit nga detyra në rastin e Ballukut, duke u mbështetur në nenin 242 të Kodit të Procedurës Penale, i cili parashikon ndalimin e përkohshëm të ushtrimit të një detyre apo shërbimi publik.

Gjykata sqaron se përjashtimi nga kjo masë vlen vetëm për personat e zgjedhur drejtpërdrejt sipas ligjit elektoral, siç janë deputetët, kryetarët e bashkive dhe anëtarët e këshillave bashkiakë. Për rrjedhojë, Balluku nuk përjashtohet nga aplikimi i kësaj mase për funksionet ekzekutive.

Sipas arsyetimit të gjyqtarit Çela, në vlerësimin e masave janë marrë parasysh rrezikshmëria shoqërore e veprave për të cilat ajo dyshohet, rëndësia e faktit, roli i saj në bashkëpunim, si dhe rrethanat personale e familjare.

Argumentimi i gjyqtarit Erion Çela për caktimin e masave të sigurisë për Ballukun

-Gjykata vlerëson se në caktimin e masës së sigurimit personal duhet të mbahen në konsideratë këto kritere/rrethana: rëndësia e faktit, rrezikshmëria shoqërore e veprave penale për të cilat akuzohet/dyshohet duke u nisur nga masa 54 ënimit që ato parashikojnë, përhapja e kësaj vepre penale, rolin e të pandehurës në kryerjen e veprës penale në bashkëpunim, pasojat e ardhura nga vepra penale, moshën, gjendjen gjyqësore si dhe gjendjen shoqërore e familjare të saj (me gjëndje civile e divorcuar, kryefamiljare, me dy fëmijë të datëlindjes 20.07.2005 dhe 20.12.2010)13.

-Gjykata, vlerëson se të gjitha këto rrethana, e bëjnë të domosdoshme dhe në përputhje me nevojën e sigurimit caktimin e njëkohshëm të masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues "Nalimi i daljesjashtë shtetif" e parashikuar nga neni 233 i K.Pr.Penale dhe masës së sigurimit personal me karakter ndalues "Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik"e parashikuar nga neni 242 i K.Pr.Penale, ndaj të pandehurës Belinda Balluku. Në vlerësimin e gjykatës këto masa sigurimi personal janë masat më të përshtatshme në raport me rëndësinë e faktit dhe masën e dënimit që parashikohet nga neni 258/2 i K.Penal si dhe faktin që akuzohet/dyshohet për kryerjen e veprës penale dy herë dhe në bashkëpunim.

-Në rastin konkret, për të pandehurën Belinda Balluku, nuk ka ndalim ligjor që në zbatim të nenit 242 të K.Pr.Penale, për të cilën kërkohet masa ndaluese, ajo e pezullimit nga detyra е Zv.Kryeministrit dhe Ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë. Neni 242 i K.Pr.Penale, "Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik", parashikon: "1. Me vendimin që disponon pezullimin e ushtrimit të një detyre a shërbimi publik, gjykata i ndalon përkohësisht të pandehurit, plotësisht ose pjesërisht, veprimtarinë që lidhet me to. 2.Kjo masë nuk zbatohet ndaj personave të zgjedhur sipas ligjit elektoral". Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë, në nenin 1 të tij me titull "Qëllimi dhe objektí, përcakton se: "Ky Kod ka për qëllim caktimin e rregullave për përgatitjen, zhvillimin, administrimin, mbikëqyrjen, si dhe shpalljen e rezultatit të zgjedhjeve për në Kuvendin e Shqipërisë, për organet e qeverisjes vendore dhe referendumet". Në nenin 2, pika 5, të këtij Kodi me titullin "Përkufīzime", përcaktohen personat që do të zgjidhen: "...4. "Kandidat" është një shtetas shqiptar, i regjistruar si kandidat për deputet ose për kryetar bashkie, ose për këshillin e bashkisë, në përputhje me këtë Kod, për të cilin do të votohet në zgjedhje ". Pra, personat e zgjedhur në zbatim të Kushtetutës dhe Kodit Zgjedhor të Republikës së Shqipërisë, parë kjo në zbatim të ndalimeve të nenit 242 të K.Pr.Penale,janë personat e zgjedhur deputetë, kryetar bashkie dhe anëtarët e këshillit të bashkisë.

-Në rastin konkret, vlerësohet më e përshtatshme për mbarëvajtjen e procedimit që të caktohen dy masa sigurimi për të pandehurën Belinda Balluku, masa e sigurimit personal me karakter shtrëngues “Ndalimi i daljes jashtë shtetit" dhe masa e sigurimit personal me karakter ndalues "Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik (pezullimi nga detyra me funksione e larta shtetërore. Zv.Kryeministër i Republikës së Shqipërisë dhe Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë), të parashikuara nga nenet 233 dhe 242 të K.Pr.Penale. Gjykata çmon që të theksojë se, caktimi i këtyre masave të sigurimit personal, nuk e pengojnë të pandehurën Belinda Balluku që të ushtrojë funksionet e saj si deputet i zgjedhur në Kuvendin e Shqipërisë./L.F-dritare.net