
Arjan Konomi, në Beograd me yjet e tenisit botëror!
Dritare.net
Sapo ka futur në shtyp librin e tij të dytë "Saga e Jetëve Legjendë 2 ", i cili pritet të dalë së shpejti në librari Arjan Konomi, ndjekës i sporteve elitare, ka përfituar nga hapja e kufijve për të udhëtuar para disa ditësh drejt Beogradit për të ndjekur nga afër një turne tenisi ku merrnin pjesë numri 1 i klasifikimit botëror Novak Djokovic dhe disa të tjerë të famshëm si numri 3 Dominic Thiem, numri 5 Aleksander Zverev dhe ish-numri 3 Gregor Dimitro.
Evenimenti ka pasur jehonë në mediat botërore pasi gjatë këtyre muajve nuk janë zhvilluar më turne tenisi dhe ky ishte i pari. Konomi ka ndjekur nga afër në zonën VIP, ndeshjet e tenisit pranë familjarëve të tenistit dhe ka pasur mundësinë të takojë nga afër ata siç shihet edhe nga fotot.
Konomi ka pasur mundësinë që të bëjë foto edhe me kupat e famshme disa milionë dollarësh të turneve gjigande si Wimbledon e Roland Garros të cilat i ati i Djokovicit i ka nxjerrë nga raftet e sigurisë së lartë si shihet edhe në foto.
Për Konomin kjo ishte një eksperience e jashtëzakonshme dhe realizimi i një ëndrre pasi edhe pse ka qenë disa herë në Lojërat Olimpike nuk e kishte pasur një mundësi të tille që të njihte nga afër idhujt e tij të tenisit.
Ndërkohë që pret me shume emocion botimin e "Sagës së Jetëve Legjendë 2" , rezultat i një pune tepër të vështirë kërkimore që ka zgjatur afro dy vjet./dritare.net

















