Arbën Xhaferi: Shqiptarët kudo qofshin, do të shkojnë njëkohësisht drejt Tiranës dhe Brukselit!
Dritare.net

Musli Krasniqi i ftuar në emisioni Shqip nga Rudina Xhunga foli për librin e tij “Mbi çështjen shqiptare, një bashkëbisedim me Arbën Xhaferin”. I botuar dy javë më parë në një lidhje nga Prishtina, Krasniqi tregoi për Dritare TV, për 7 intervistat e tij ndërsa ndau edhe disa mesazhe të Arbën Xhaferit, të cilat pavarësisht viteve të shkuara, janë më aktuale se kurrë.
“Janë 7 intervista, por për shkak të kronologjisë së kohës kur ato janë zhvilluar dhe për shkak të zhvillimeve politike të asokohëve, intervistat tani janë botuar si një tërësi e vetme.
Unë punoja në gazetën Infopress në Prishtinë. Kisha një eksperiencë 3-vjevcare në gazetari, edhe me moshë isha i ri. Por si gazetarë ne përpiqeshim që mendimet dhe idetë e personaliteteve të rëndësishme shqiptare, t’i përcillnim te publiku përmes mediave ku punonim Kosova ishte në një fazë të rëndësishme dhe vendimtare për fatin e saj.
Po ndaj me ju një pjesë të shkurtër të bashkëbisedimit me Arbën Xheferin.
“Ne nuk kemi nevojë të fshehim një realitet të natyrshëm. Shqiptarët kudo qofshin ata, natyrshëm do të shkojnë njëkohësisht drejt Tiranës dhe Brukselit. Ata natyrshëm do t’i trashin relacionet me hapësirat e tjera shqiptare, për shkak të interesave jetike. Ata gjithashtu do t'i intensifikojnë raportet me Brukselin. Këto relacione, nuk janë kontradiktore”. /L.F-dritare.net