Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Ambasada Amerikane uron Festën e Çlirimit: Të kujtojmë sakrificat e shqiptarëve!

Ambasada Amerikane uron Festën e Çlirimit: Të kujtojmë

Ambasada Amerikane në Tiranë ka uruar sot Ditën e Çlirimit të Shqipërisë dhe ka nënvizuar rëndësinë që ka kjo ditë për popullin shqiptar.

Përmes një postimi ne Facebook, ambasada ka shkruar shkurtimisht historinë e çlirimit të Shqipërisë nga pushtimi nazist në Luftën e Dytë Botërore, duke theksuar se duhet të kujtojmë sakrificat e popullit shqiptar pasi ky është një moment i lavdishëm.

“Shqipëria feston 78-vjetorin e çlirimit nga pushtimi nazist gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ky rast shërben si kujtesë për sakrificat e popullit shqiptar dhe si një mundësi për të kremtuar një moment të lavdishëm të historisë shqiptare. Gëzuar Festën e Çlirimit, Shqipëri!”, shkruan Ambasada amerikane./Xh.Xh/dritare.net