Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Altin Dumani për “Arubën”: Nuk njoh çështje me këtë emër

Altin Dumani për “Arubën”: Nuk njoh çështje me

Kreu i Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Altin Dumani, ka reaguar sot në Komisionin e Ligjeve pas pyetjeve të deputetëve të opozitës lidhur me të ashtuquajturën çështje “Aruba”.

Deputetja e Partisë Demokratike, Elda Hoti, e pyeti Dumanin nëse SPAK ka nisur ndonjë hetim për këtë rast, të cilin opozita e ka përmendur si një takim të supozuar mes kriminelësh dhe përfaqësuesish të qeverisë Rama në vitin 2019, në ishullin holandez të Arubës.

Në përgjigjen e tij, Altin Dumani u shpreh prerë se nuk ekziston asnjë procedim i tillë në SPAK.

“Nuk njoh çështje me emrin ‘Aruba’. Nuk kam asgjë për të ndarë me Kuvendin apo me opinionin publik,” deklaroi kreu i SPAK.

Deklarata e Dumanit erdhi në kuadër të raportimit të tij vjetor në Komisionin e Ligjeve, ku u diskutuan edhe hetimet për krimet zgjedhore dhe çështje të tjera me interes publik.

Kujtojmë se opozita ka ngritur prej kohësh pretendime për një takim të zhvilluar në Arubë në vitin 2019, ku sipas saj, kanë marrë pjesë persona të lidhur me botën e krimit dhe përfaqësues të qeverisë, përfshirë edhe kryeministrin Edi Rama. Megjithatë, deri më tani, asnjë institucion nuk ka konfirmuar ekzistencën e një hetimi mbi këto pretendime./L.F-dritare.net