Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

A u nxitua Presidenca me vendimin për Erion Veliaj? Ja debati në Gjykatën Kushtetuese!

A u nxitua Presidenca me vendimin për Erion Veliaj? Ja debati në

Përfaqësuesi i presidencës, Ilir Rusmali thotë se ankimimi i Erion Veliajt në Gjykatën Kushtetuese ishte nul sepse nuk është shkarkuar për shkelje kushtetuese.

Sipas tij, nëse një kryetar bashkie ankohet në gjykatë për një çështje të caktuar, kjo e fundit nuk mund të pezullojë gjithçka vetëm se është i zgjedhur vendor.

Pjesë nga diskutimi:

Zaçaj: A mund të pezullohen zgjedhjet kur i shkarkuari ka sjellë ankim?

Rusmali: Nëse një kryetar vjen në Gjykatën Kushtetuese dhe sjell kërkesë padi për divorc nuk do t’i thoni ou je kryetar bashkie dhe do pezullohet gjithçka. Do shikoni kush është shkaku ligjor i ankimit dhe në këtë rast do ta refuzoni me shkresë të thjeshtë të sekretarit të përgjithshëm.

Zaçaj: Nuk janë të ngjashme rastet.

Rusmali: Verifikimi i kompetencës ka lidhje me pikën 1 të nenit 115. Nëse ankimi nuk ka lidhje me pikën 1 të nenit 115 nuk mund të pretendojë ankuesi të përfitojë nga garancitë e pikës 2 apo 3. Dhe presidenti sheh nëse jemi përpara rastit të shkarkimit sipas pikës 1 të nenit 115. Nëse përgjigjia është negative nuk ka më diskutime. Ju e keni thënë se 115 nuk vepron për të gjitha shkarkimet. Nëse do thoshit se vepron për të gjitha shkarkimet, padiskutim që presidenti nuk do të kishte marrë këtë veprim.

Zaçaj: Mënyra se si vepron presidenti niset nga 115 3, verifikon nëse ka ankim dhe sheh nëse përmbushet neni 115 1 dhe më pas vepron për dekretim zgjedhjesh?

Rusmali: Presidenti nuk sheh fillimisht 115, por praktikën që i vjen në derë dhe shikon se kush është shkaku ligjor për shkarkimin i përmendur nga Këshilli i Ministrave, dhe nëse shkarkimi nëse është sipas c 62, dhe është i mbështetur në bazë të këshillit bashkiak. Më pas eventualisht nëse shkarkimi është sipas 115 atëherë interesimi i parë është nëse ka ankim brenda afateve kushtetuese për ankim.

Nëse është shkarkim sipas 115, presidenti nuk mund ta konsiderojë njoftimin nga këshilli i ministrave pa kaluar 15 ditë, edhe pse afati është 48 orë, por shkarkimi duhet të jetë sipas 115. Shkarkimet e tjera që nuk kanë lidhje me 115 nuk ka motiv kushtetues e ligjor për ta penguar./dritare.net