Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

A do të jetë më Ahmetaj pjesë e PS? Përgjigjet Klosi!

A do të jetë më Ahmetaj pjesë e PS? Përgjigjet Klosi!

Blendi Klosi, Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, është pyetur sot në lidhje me vendimin që do të marrë PS për Arben Ahmetajn, i shpallur në kërkim nga policia, për aferën e inceneratorëve. Klosi tha se vendimi për çështjen e Ahmetajt do të merret në shtator.

"Është një pyetje që i takon grupit parlamentar i cili padyshim që në mbledhjen e tij të parë në fillim të sezonit parlamentar do të marrë edhe vendime të plota për çështje të cilat shqetësojnë dhe një ndër këto është edhe e Ahmetajt. Kam bindjen e thellë se në sërish do të fitojmë. Ne bëjmë ndryshime për të përmirësuar veten tonë"- tha Klosi./L.F-dritare.net