Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

7 Marsi, ministri Gonxhja ndan historinë e nxënësit të shkollës së parë shqipe në Korçë

7 Marsi, ministri Gonxhja ndan historinë e nxënësit të

Me rastin e Ditës së Mësuesit (7 Marsi), ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Gonxhja, ka ndarë në rrjetet sociale një kronikë të rrallë historike nga Korçë, që lidhet me hapjen e shkollës së parë shqipe në Shqipëri.

Në këtë material të vitit 1961 tregohet historia e një prej nxënësve të parë të kësaj shkolle, Thanas Viso Mborja, i cili rrëfen emocionet e hapjes së shkollës së parë shqipe në Korçë më 7 mars 1887.

“Në atë kohë ishte një gëzim i madh për ne shqiptarët kur u hap shkolla e parë shqipe këtu në Korçë. Mësues ishin Pandeli Sotiri, Thanas Sina, Petro Nini Luarasi dhe Nuçi Naçi”, tregon në kronikë Mborja.

Më vonë, Thanas Viso Mborja u rikthye në këtë shkollë si mësues, duke kontribuar në arsimimin e brezave të rinj në të njëjtin institucion ku kishte qenë nxënës.

Në postimin e tij, ministri Gonxhja thekson se kjo kronikë është publikuar për të nderuar dhe respektuar të gjithë mësuesit shqiptarë që shërbejnë çdo ditë në shkolla, duke i uruar atyre festën dhe duke vlerësuar rolin e tyre në edukimin dhe formimin e shoqërisë./L.F-dritare.net