
6 maj, ditëlindja e heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastriot Skenderbeu!
Dritare.net

Sot më 6 maj, përkujtohet ditëlindja e heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeu. Skënderbeu lindi më 6 maj 1405, në një familje fisnike të Dibrës, siç ishte ajo e Gjon Kastriotit. Skënderbeu personifikon një epokë të tërë të historisë kombëtare të shqiptarëve, që mori emrin e tij, luftën më se njëshekullore të tyre kundër vërshimit osman (fundi i shek. XIV – fillimi i shek. XVI) për mbrojtjen e tokës, të pasurisë e të lirisë.
I ati ishte Gjon Kastrioti, udhëheqës i qyteteve më të mëdha të asaj kohe, Krujës dhe Mirditës dhe e ëma ishte Vojsava. Kur lindi Skënderbeu, i ati, Gjon Kastrioti, ishte sundimtar i një shteti të rëndësishëm, që shtrihej së paku nga rrethinat e Prizrenit e të Tetovës në lindje deri në Detin Adriatik, në perëndim.
Gjergj Kastriot Skënderbeu vdiq në moshën 63-vjeçare. Ai konsiderohet nga shumë vende të Evropës Perëndimore si heroi që pengoi Perandorinë Osmane të pushtonte Perëndimin e Evropës. Gjergj Kastriot Skënderbeu mbetet figura legjendare e kombit shqiptar në shekuj. Vdekja e Skënderbeut nënkuptoi fundin e pavarësisë së Shqipërisë, që vetëm falë tij arriti të shfaqej si një shtet i bashkuar dhe i pavarur. Kruja që për shumë vite u quajt si Akropoli i Kristianizmit, rezistoi vetëm një rrethim tjetër pa prijësin e saj.
Gjergj Kastriot Skënderbeu, Heroi Kombëtar i Shqipërisë vulosi me veprat e tij rezistencën kundër turqve pushtues në shekullin e 15-të dhe ishte një shembull për imitim për të gjithë heronjtë e mëvonshëm./dritare.net

















