Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

52 raste me koronavirus në Kosovë, sot!

52 raste me koronavirus në Kosovë, sot!

52 raste të reja janë konfirmuar me koronavirus, në Kosovë ditën e sotme.

Instituti i Shëndeti Publik atje, ka thënë se 39 persona janë shëruar, ndërsa numrin më të madh të rasteve të martën e ka pasur Prizreni, 15. Prishtina i ka 13 raste, Mamusha gjashtë, Fushë Kosova pesë e Vushtrria katër. Në Gjilan janë tri raste të reja, në Skënderaj dy raste, kurse në Mitrovicë, Obiliq, Podujevë e Viti nga një rast.

Në Kosovë janë testuar 22.133 persona deri më tani, ndërsa janë konfirmuar 2268 raste me COVID-19.

Numri i rasteve aktive në vend është 1122./ I.M-Dritare.net