
33 mln lekë dëm me prokurimet publike, ish-kryebashkiaku i Kavajës, Elvis Roshi i pandehur nga SPAK
Dritare.net
Elvis Roshi, ish-kryetar i Bashkisë së Kavajës, është marrë zyrtarisht i pandehur nga SPAK me akuzën e shpërdorimit të detyrës, pas hetimeve që zbuluan një dëm ekonomik prej rreth 33 milionë lekësh në prokurime publike gjatë kohës së ushtrimit të mandatit të tij.
Sipas njoftimit zyrtar të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Roshi akuzohet për shkelje të rënda të ligjit gjatë procedurave të prokurimit për shërbime dhe investime publike. Hetimet kanë zbuluar mungesë transparence, devijime nga procedurat ligjore dhe dyshime për favorizim të operatorëve ekonomikë.
SPAK thekson se veprimet e ish-kryebashkiakut kanë sjellë dëm të drejtëpërdrejtë në buxhetin e shtetit, duke e bërë të domosdoshme ndjekjen penale ndaj tij.
Roshi, i cili ka pasur më herët përplasje me drejtësinë dhe është përfshirë në disa hetime të mëparshme, pritet të dalë para gjykatës për t’u përballur me akuzat./L.F-driatare.net

















