Ngërçi për pagat e magjistratëve, Rama: Secili institucion në vendin e vet, fondin e miraton Kuvendi
Dritare.net

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me debatin për pagat e gjyqësorit, duke theksuar se çdo institucion duhet të qëndrojë brenda kompetencave të veta kushtetuese.
Në një postim në rrjetet sociale, Rama nënvizon se fondi i pagave të pushtetit gjyqësor i propozohet ekzekutivit dhe miratohet nga pushteti legjislativ. Ai sjell si shembull edhe Gjykatën Kushtetuese, e cila, sipas tij, pret Parlamentin të zbatojë vendimin për pagat e gjyqësorit dhe nuk mund të ndërhyjë vetë në thesarin e shtetit.
"Secili institucion në vendin e vet. Fondin e pagave të pushtetit gjyqësor e propozon pushtetit ekzekutiv dhe e miraton pushteti legjislativ. E kur vetë Gjykata Kushtetuese pret parlamentin të ekzekutojë vendimin e saj për pagat e gjyqësorit dhe nuk kuturiset të hapë vetë derën e thesarit të shtetit, çdo koment tjetër është në rastin më të mirë humbje kohe dhe në më të keqin as mos e pyet se ç’është…", shkruan Rama./K:C/dritare.net