Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Nga protestat e opozitës, te krijimi i SPAK, çfarë ndodhi në 2019!

Nga protestat e opozitës, te krijimi i SPAK, çfarë ndodhi

Nga Isa Myzyraj

Viti 2019 do të niste me debatet e shumta pse dështoi protesta e studentëve, e nisur në dhjetorin e 2018,  debatin për qeverinë e re të sapondyshuar dhe zgjedhjet që ishin paraparë të mbaheshin me 30 qershor.

Protesta e opozitës, zgjedhjet dhe Presidenti

Që në fillim të vitit, opozita shqiptare e drejtuar nga Lulzim Basha kishte paralajmëruar protesta masive, ndërsa kërkesat e tyre ishin, dorëhëheqja e kryeministrit Edi Rama, vendosja e një qeverie teknike dhe shkuarja në zgjedhje të parakohshme, kërkesa këto që u refuzuan çdo herë nga socialistët.

Protestat do të nisin me datën 16 shkurt 2019, në Bulevardin Dëshmorët e Kombit.

Protesta e asaj dite doli jashtë kontrollit, ndërsa protestuesit u përballën me policinë për 5 orë me radhë. Opozitarët e mbledhur në mbështetje të partive të tyre, do të çanin për herë të parë të gjitha kordonet e policive, ndërsa do të mësynin derën e kryeministrisë duke e dëmtuar atë rëndë nga goditjet. Përdorimi i gazit lotësjellës nga policia, bëri që pas 5 orësh protestuesit të shpërndahen.

Një ditë më vonë, me datën 17 shkurt, kreu i Opozitës Lulzim Basha do të njoftonte se do t’i propozonte strukturave të PD, djegien e të gjitha mandateve të deputetëve të saj.

Ky veprim u mbështet, nga të gjitha organet e Partisë Demokratike, dhe aleatët e PD përfshirë LSI, ndërsa njëri pas tjetrit të gjithë deputetët e opozitës lanë mandatet e tyre të fituara nga zgjedhjet e 2017.

Për herë të parë në historinë e Shqipërisë, por edhe në Europë, disa parti politike djegin në bllok mandatet.

Ky veprim i opozitës, nuk e shqetësoj qeverinë dhe kryeministrin Rama, i cili shfaqej i palëkundur në qëndrimet e tij.

Komuniteti ndërkombëtar reagoi ashpër, SHBA, Bashkimi Europian, dhe ambasadat e huaja në vendin tonë dënuan veprimin e opozitës, duke thënë se dalja nga sistemi politik nuk është zgjidhje.

Protestat e opozitës do të vazhdonin përgjatë gjithë muajve, ndërsa do të bëheshin më të dhunshme, e më të rrezikshme edhe përkrah zhvillimeve politike intensive.

Një opozitë e re kishte fillur duke u krijuar në kuvend, gazeta gjermane “Bild” do të publikonte dhjetëra përgjime ku implikoheshin në blerjen e votave disa nga zyrtarët e PS, përfshirë ish-kreun e Durrësit Vangjush Dako, dhe madje edhe ministra e ish-ministra, reagimet e ndërkomëbarëve që interpretoheshin nga të dyja palët sipas dëshirës dhe oreksit të tyre, nxitën për muaj të tërë trazira, që rrezikuan të degjeneronin në një përplasje të madhe civile.

PD, do të niste një aksion bllokimi rrugësh në të gjithë vendin, ndërsa ishte zotuar në çdo dalje publike, që zgjedhjet e 30 qershorit nuk mund të mbaheshin pasi ajo kishte vendosur që të mos hynte në këto zgjedhje.

Përballë këtij kërcënimi qëndronte kryeministri Rama, i cili vijonte të thoshte që zgjedhjet do të bëhëshin me ose pa opozitën.

Më 8 Qershor ndërsa opozita ishte mbledhur për manifestimin e radhës, presidenti Ilir Meta futet në lojë, siç dhe kish paralajmëruar, dhe njofton vendimin për të anulluar 30 qershorin si datë të zgjedhjeve.

Opozita e sheh si fitore, qeveria nuk tërhiqet nga data e zgjedhjeve, KQZ dhe Kolegji Zgjedhor nuk njohin dekretet e Metës, ndërsa kuvendi fillon menjëherë një procedurë shkarkimi të kreut të shtetit.

Situata ishte e sa e pakuptueshme aq edhe tensionuese.

Pak ditë para 30 qershorit, teksa PD po përmbyllte fushatën elekorale, retorikat e ashëpra shtohen tek opozita. Krerët e saj kërkojnë nga mbëhstetësit e tyre që zgjedhjet e 30 qershorit nuk duhet lejuar të bëhen edhe me dhune, duke djegur qendrat e votimit.

Kjo thirrje e opozitës shqetësoi ndërkombëtarët të cilët folën ashpër, Zv/ndihmës sekretari Amerikan i Shtetit Paler, tha pak ditë para zgjedhjeve se nëse opozita do të pengonte dhunshëm procesin zgjedhor rrezikon që të shpallen organizata terroriste.

Pas dekratës së SHBA, opozita refletoi, ndërsa në një dalje publike Basha ndryshoi menjëherë retorikë.

Ai tanimë bënte thirrje për bojkot dhe jo për pengim të zgjedhjeve.

Një ditë para zgjedhjeve, mbështetësit e opozitës do të sulmonin shumë qendra votimesh në rrethe ndëra do të digjeshin disa nga to.

Dita e zgjedhjeve të 30 qershorit do të shkonte mjaft e qetë, pa asnjë incident të madh, ndërsa siç ishte parashikuar Partia Socialiste do të merrte të gjitha bashkitë.

Tanimë Presidenti Meta është në një procedurë shkarkimi, dhe po pritej vlerësimi i Komisionit të Venecias për Metën, dhe vendimi i OSBE për zgjedhjet.

OSBE do të dilte vonë më një raport, ku njihte zgjedhjet, ndërsa shprehej qartë se qytetarët nuk kishin mundësi të zgjidhnin.

Komisioni i Venecias, arriti në përfundimin se Meta ka tejkaluar kompetencat kushtetuese me shtyerjen e zgjedhjeve, por kjo nuk përbënte arsye madhore për shkrkim.

Përsëri opinioni i ndërkombëtarëve u lexua sipas oreksit të partive politike.

Me kalimin e javëve, opozita duket se u sfumua, por përplasja e madhe politike kishte nisur mes qeverisë, dhe Presidentit Ilir Meta.

Më vonë debati i madh do të lindte mes Presidentit, parlamentit, qeverisë dhe kreut të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani.

Përplasja do të krijohej për shkak të emërimeve në Gjykatën Kushtetuese, dhe përplasjes mes palëve për vakancat.

Nga ana tjetër:

Për Shqipërinë, 2019 ishte vit i keq për integrimin europian. Negociatat nuk u hapën, ndërsa refuzimi na erdhi 2 herë në një vit, ndërsa 2020 shihet si viti vendimtar për këtë aspekt, mes skepticizmit të europianëve për europën dhe krizat e njëpasnjëshme politike shqiptare.

Drejtësia:

Por, përtej debateve, protestave dhunës dhe retotikave politike, Shqipëria do të kishte edhe lajme të mira. Krijimi i intitucioneve të reja të drejtësisë padyshim që është një arritje shembullore. Dhjetëra gjykatës e prokurorë do të shkarkoheshin në 2019 nga vetting, dhjetëra të tjerë do të rikonfirmoheshin në detyrë, ndërsa do të zgjidhej edhe kryeprokurori i Përgjithshëm dhe Struktura e Posaçme anti-korrupsion, e njohur si SPAK.

Integrimi Europian dhe mini-shengeni:

Në aspektin gjeopolitik, pasi Bashkimi Europian do t’i thoshte “jo” Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut për negociatat, vendet e ballkanit perëndimor do të nisnin një projekt të përbashkët për forcimin e rajonit.

Udhëheqësit e Shqipërisë, Serbisë, Malit të Zi, dhe Maqedonisë, do të takoheshin disa herë për të krijuar të ashtuquajturin mini-shengen ballkanik.

Këtë nismë do ta refuzonte Kosova, e cila mori shkas edhe nga deklaratat e Presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiç i cili e quajti një ndër masakrat më të rënda të luftës në Kosovë, atë të Reçakut si trillim.

Politika në Kosovë njëzëri do të thoshte se Rama ka tradhëtuar Kosovën, ndërsa këtyre thirrjeve do u bënte jehonë edhe opozita shqiptare në Tiranë, edhe për kapital politik.

Rama, do të siguronte se Kosova nuk do të dëmtohej nga ky projekt ndërsa u bëri thirrje disa herë liderve politikë në Prishtinë që t’i bashkohen tavolinës, por pa rezultat.

Tërmeti:

Kur dukej se përplasja politike po përforcohej, drejtësia e re po ngritej, dhe zhvillime interesante na prisnin, mëngjesin e 26 nëntorit një tërmet 6.4 ballë do të trondiste Shqipërinë, dhe do të ndërronte axhendën e të gjithëvë.

51 viktima, qindra të plagosur dhe mijëra shtëpi të shkatërruara, do të ishte bilaci tragjik i tërmetit, që do të mbyllte një nër vitet më të vështira për Shqipërinë dhe shqiptarët në 4 dekada.

Viti 2020, sfidat e vendit

Por, jo vetëm një vit, por dekada e re sapo ka nisur, përplasja politike në ditët e para të 2020 ka nisur aty ky kishte mbetur para tërmetit të 26 nëntorit.

Sfidat e këtij viti janë të mëdha, nga ringritja e Shqipërisë, tek integrimi europian, nga Shkarkimi i Presidentit tek oksioni i opozitës, nga SPAk, Gjykata Kushtetuese tek Ardian Dvorani e një drejtësi e re e sapo lindur./ Dritare.net