New York Times: BE, në krye të përpjekjeve për rimëkëmbjen e Shqipërisë pas tërmetit shkatërrimtar

Bashkimi Europian është vendosur në krye të përpjekjeve për rimëkëmbjen e Shqipërisë pas tërmetit shkatërrimtar”, shkruan New York Times.

Bashkimi Europian dhe Kombet e Bashkuara po koordinojnë përpjekjet ndërkombëtare në ndihmë të vendit të gjunjëzuar nga fatkeqësia natyrore, thuhet në artikull ku theksohet sesi një ekip i bllokut europian është duke udhëhequr vlerësimin dhe shpërndarjen e ndihmës.

Gjashtë shtete anëtare kanë dërguar 50 inxhinierë strukturorë, e të tjerë pritet të mbërrijnë për të vlerësuar dëmet së bashku me homologët vendas. Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar gjithashtu ka dërguar gjithashtu inxhinierë strukturorë nga departamentet e zjarrfikësve të Kontesë Fairfax dhe asaj të Los Angelesit për të ndihmuar në këtë proces.

New York Times nënvizon mes të tjerash edhe faktin që prokurorët kanë nisur një hetim për ndërtime të mundshme të paligjshme dhe shkelje të rregullave të ndërtimit. Sipas të përditshmes prestigjoze, pikërisht ndërtimet e dobëta, shkelja e kodeve të ndërtimit ndërtesave dhe korrupsioni rreshtohen ndër arsyet kryesore të dëmeve të mëdha që shkaktoi ky tërmet.

LEXO DHE :  Fundjava e vipave në foto!

Qeveria e Shqipërisë, vazhdon shkrimi, i ka bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar për ndihmë financiare dhe asistencë në nivel ekspertësh, duke thënë se nuk është e aftë ta bëjë e vetme një gjë të tillë. Të enjten, Komisioneri i ri Europian për Menaxhimin e Krizave, Janez Lenarcic, i cili e mori detyrën të hënën, pritet të vizitojë Tiranën për të folur rreth planeve të rindërtimit./Top Channel

Për t’u bërë pjesë e grupit "Dritare.net" mjafton të klikoni: JOIN GROUP

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.