Neritan Ceka: Qeveria do të japë Butrintin me PPP

Arkeologu Neritan Ceka në studion e emisionit “Arena” në RTV Ora zbuloi skandalin se qeveria po përgatitet ta japë me PPP, Butrintin.

“Drejtori shkon nga Tirana për të punuar në Butrint. Ky ka shkuar për të shitur Butrintin. Shkon e vjen me makinë. Merr një rroga nja 400 mijë lekë  dhe shkon për sakrificë në Butrint. Atje kemi dy arkeologe që janë pa punë. Rrinë në Butrint. Paguhen dhe nuk bëjnë asgjë. Kemi depozitë kur ishte Auroni dhe ai vendosi që një pjesë e depozitave të depozitoheshin në arkën e Butrintit për t’u ri investuar dhe ato ri investohen vetëm për të prerë barishtet. Këta po përgatisin si ta japin PPP Butrintin, që ka vetëm nga biletat 1 milion euro në vit. Mund të mbajë gjithë kulturën dhe të mbajë edhe teatrin. Për të mos përmendur pastaj po të fusim me të njëjtin efikasitet edhe Apolloninë. Po ju them qyfyret e kësaj qeverie”, tha Ceka./E.B-dritare.net

LEXO DHE :  Maskat e karnavaleve "Made in Albania" që po qarkullojnë në botë

Për t’u bërë pjesë e grupit "Dritare.net" mjafton të klikoni: JOIN GROUP

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.