
Nënshkruhet marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë, për rivendosjen e linjës hekurudhore
Dritare.net

Këto marrëveshje, u arritën me ndërmjetësimin e ambasadorit amerikan në Gjermani, Richard Grenell, i cili është edhe i dërguari i posaçëm i presidentit amerikan Donald Trump për dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë. Në ceremoninë e nënshkrimit kanë marrë pjesë presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ai i Serbisë, Aleksandar Vuçiq si dhe ambasadori Richard Grenell.
Paraprakisht, po nën ndërmjetësimin e ambasadorit Grenell, të dy shtetet kanë nënshkruar edhe marrëveshjen për vendosjen e linjës ajrore Prishtinë-Beograd.
Me anë të letrave të interesit, që paraqet një marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, këto shtete shprehin gatishmërinë për hapjen e mundësive për ndërlidhjen rrugore e hekurudhore ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor, por edhe të ndërlidhjes së këtij rajoni me Evropën./dritare.net

















