Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Nënë e tre fëmijëve, vdes gazetarja gjatë lindjes së vajzës

Nënë e tre fëmijëve, vdes gazetarja gjatë lindjes
Është ndarë nga jeta në moshën 32-vjeçare, gazetarja e RTK-së, Ardita Sylejmani-Bllaca. Ajo ka lënë pas tre fëmijë, përfshirë edhe vajzën e sapolindur. Sipas informacioneve të para, vdekja e saj erdhi si pasojë e komplikimeve gjatë lindjes.

Drejtori i RTK-së ka shprehur keqardhjen për ndarjen nga jeta të gazetares. Ai shprehet:

“Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të koleges, gazetares së dhomës së lajmeve Ardita Sylejmani – Bllaca.

Ardita dha një kontribut të madh në RTK gjatë tërë kohës sa ka punuar në dhomën e lajmeve. Prandaj, humbja e saj është humbje e madhe për Radio Televizionin e Kosovës.

Përkushtimi në punë në secilën detyrë që iu është besuar, si dhe dashuria për profesionin, bëjnë që Ardita Sylejmani – Bllaca të mbetet në kujtesën e familjarëve, miqve dhe kolegëve.

Familja Sylejmani, familja Bllaca si dhe kolegë të RTK-së dhe më gjerë pranoni ngushëllimet më të sinqerta për ndarjen e saj nga jeta."/K.C/dritare.net