Ekskluzive/ Buka dhe vezët e Pashkës

Nga Vitiola Shkurti

Këto ditë që festohen Pashkët Ortodokse, për njerëzit ka rëndësi se çfarë gjëje të veçantë të konsumojnë nesër, për drekën e festës. Një ide e mirë është t’i drejtohen pastiçerisë, ku mund të blejnë bukën tradicionale dhe ëmbëlsira të tjera.

Pastiçeria Cremona në Tiranë ofron një shumëllojshmëri ëmbëlsirash, që sapo i shikon, tundohesh t’i provosh.

5

Pronari i saj na tregon se përgatitjen e tyre e kanë mësuar në qytetin e Athinës ku të dy, me bashkëshorten, kanë punuar për rreth 20 vjet në këtë fushë. Prej 6 vitesh kanë hapur pastiçerinë Cremona që funksionon si një biznes familjar dhe ndodhet në një rrugicë pranë stadiumit Dinamo në Tiranë.

“Klientela është e madhe, tek ne vijnë njerëz të ndryshëm, qoftë ata që banojnë afër, qoftë të tjerë që kanë mbetur të kënaqur nga produktet tona”, tregon pronari i pastiçerisë.

“Me rastin e pashkëve nga  klientët më tepër preferohet buka karakteristike e festës, e cila mbetet më e shituara për këto ditë.”

10

17

Si përgatitet buka e Pashkës në Cremona?

Përbërësit:

500 gram miell

200 gram sheqer

Pak kripë

4 kokrra vezë

100 gram gjalpë

½ litër qumësht të freskët

100 gram maja mastika

Përgatitja:
Mielli përzihet bashkë me majanë dhe qumështin e vakët dhe lihen të mbuluar të vijnë për 20 minuta. Në një enë tjetër shtohen vezët, sheqeri, kripa  dhe përzihen të gjitha bashkë. Masa e përgatitur më përpara, mbasi kanë kaluar 20 minuta, bashkohet me përbërësit në enën tjetër. Hidhet gjalpi i shkrirë deri sa të formohet një brumë i butë. Lihet i mbuluar deri sa të vijë dyfishi i brumit. Në momentin që brumi vjen dyfish eksperimentohet me forma të ndryshme. Në një tavë të lyer me gjalpë vendoset brumi i ndarë në forma. Mbasi vendosen në tavë të gjitha format e bëra, tava vendoset në furrë ku qëndron derisa brumi të vijë përsëri. Në momentin që brumi vjen, me një të verdhë veze lyhen nga sipër me një furçë kuzhine. Piqen në temperaturën 150° për 35-40 minuta. Mund tu vendoset një vezë në mes, sipas dëshirës.

LEXO DHE :  Në kërkim ndërkombëtar/ Arrestohet për ekstradim nga policia e Vlorës

19

15

Në pastiçerinë Cremona gjenden ëmbëlsira pa fund, por ajo që mbetet si më unikja aty janë macarons-at e famshëm të cilat po blihen shumë edhe për festën e pashkës.

Macaroni është një ëmbëlsirë e vogël, por tepër e bukur për syrin, të mos flasim pastaj për gojën. Emri e ka origjinën nga fjala makarona, që nënkupton brumin e hollë. Historiku vërtitet rreth Italisë dhe Francës. Zanafilla mbeti italiane dhe shija franceze.

Mbretëresha e Francës ishte aristokrate italiane që erdhi në Francë. Katerin De Medicis ishte mbretëresha franceze me origjinë italiane që e solli macaronsin në Francë.

Në fillim të shekullit të 20, ëmbëlsira merr formën që ka sot nëpër sallonet franceze të çajit.

Përveçse shijohet, shërben edhe si ëmbëlsirë dekorative për zbukurim e ambientit të shtëpisë. Macaronin e gjen thuajse në çdo vend të Evropës, por në pastiçerinë Cremona të Tiranës, dinë mirë si ta përgatisin.

Si përgatitet Macaroni në Cremona?

21

Fillimisht makaronohen ose ndryshe përzihen mirë të gjithë përbërësit. Si bazë për ëmbëlsirën përdoret mielli i bajameve, të cilin pronarët e dyqanit e bluajnë vetë. Pluhuri i bajames, marenga italiane dhe e bardha e vezës janë pjesa tjetër e përbërësve. Për rreth 2-3 orë përzierja punohet dhe më pas lihet në qetësi. Macaronsat piqen për 20 minuta. Ftohen për rreth një orë dhe më pas mbushen me krem.

Shërbehen nëpër kokteje, mbledhje në zyra, në shtëpi apo festa me fëmijët./dritare.net/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.