
Tragjedi në Tiranë/ Rrëzimi i skelës, një i vdekur, një nën rrënoja, dy të plagosur
Dritare.net

Një person deri më tani është konfirmuar i vdekur, ndërsa një tjetër ndodhet nën rrënoja.
Nga ana tjetër dy persona janë plagosur dhe janë transportuar në spital.
“Tiranë/Infirmacion Paraprak
Rreth orës 15:00 në rrugën e “Elbasanit” nga një ndërtesë në rikonstruksion është shkëputur një pjesë e skelës metalike.
Si pasojë e shkëputjes së skelës janë dëmtuar 4 nga punëtorët të cilët ndodheshin duke punuar pranë këtij objekti, shtetasit G. B.,44 vjeç dhe E. L.,34 vjeç janë dërguar të cilët janë dërguar në spital për ndihmë mjeksore.
Dy puntorë të tjerë i ka zënë skela poshtë dhe në këto momente është nxjerrë turpi i pajetë njërit prej tyre.
Policia e Zjarrfiksja vijojnë punën për nxjerrjen e personit tjetër
Policia ka shoqëruar administratorin e punimeve për veprime të mëtejshme
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje ku po vijin punën për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes. “-njofton policia./ I.M-Dritare.net

















