Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Sulm me bombë në mes të Lionit në Francë, të paktën 8 të plagosur

Sulm me bombë në mes të Lionit në Francë, të
Një shpërthim me bombë në qytetin e Lionit të Francës, ka plagosur mbrëmjen e së premtes të paktën 8 persona.

Shpërthimi ndodhi rreth orës 17:30 të orës lokale në një zonë tregtare, afër kryqëzimit të rrugës Victor Hugo dhe rrugës Sala. Shkaku i saj ende nuk është përcaktuar plotësisht.

Presidenti francez Macron e karakterizoi shpërthimin si një sulm, duke thënë një intervistë se  "Unë jam vonë sepse ka pasur një sulm në Lyon".

"Për aq sa unë mund të them se nuk ka viktima - janë plagosur," shtoi Presidenti.

Një zëdhënës i prokurorit të Lyonit tha për CNN se shpërthimi mund të ishte shkaktuar nga një bombë./ I.M-Dritare.net