Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Ndryshimet në Policinë e Shtetit!

1788099846_policiaeshtetit.jpg

Radhët e ‘bluve’ kanë pësuar sërish ndryshime në disa qarqe.

Siç u bë me dije një ditë më parë, Kastriot Skënderaj emërohet në krye të Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan.


Fatmir Hoxha, nga Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, emërohet Specialist në Drejtorinë për Integrimin në DPPSH.

Luigj Vathi, nga Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Berat, emërohet Drejtor i Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Korçë.

Gëzim Zhupaj transferohet nga Drejtor i Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Korçë dhe emërohet Shef Sektori në Departamentin për Rendin dhe Sigurinë Publike në DPPSh.

Kryekomisar Dashnor Muhaj transferohet nga Zëvendësdrejtor për Rendin dhe Sigurinë Publike në DVP Tiranë dhe emërohet Specialist për Migracionin e Parregullt në Departamentin për Kufirin dhe Migracionin në DPPSH./E.P-dritare.net