Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Atentati ndaj prokurorit/ FNSH dhe RENEA zbarkojnë në Vlorë dhe Lushnjë

Atentati ndaj prokurorit/ FNSH dhe RENEA zbarkojnë në Vlorë dhe
Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe RENEA kanë zbarkuar në Vlorë dhe Lushnjë, në një aksion për  kapjen e atentatorit të dytë ndaj prokurorit Arian Ndoj dhe dy personave që e shoqëronin.

Ju kujtojmë se ndaj prokurorit, Arjan Ndoj u bë një atentat te Mbikalimi i Shkozetit, ku mbeti i plagosur vetë prokurori dhe Aleksandër Laho. Ndërsa sot, ndërroi jetë pas gjashtë ditësh në spital, shoferi i prokurorit, Andi Maloku./K.C/dritare.net