
Murrizi: Rama dhe Basha po kërkojnë një shkues për të bërë fejesën
E Mërkurë 15 Maj 2019, 21:09
Dritare.net
Deputeti Myslim Murrizi, i ftuar në RTV ORA, në emisionin "Arena" nga Dritan Hila ka ironizuar deklaratat e kryeministrit Rama dhe kryedemokratit Lulzim Basha, duke thënë se ata po kërkojnë një shkues që të "fejohen".
"Basha dhe Rama sillen si fëmijë tekanjozë që vjen një ndërkombëtarë dhe i kap për veshësh dhe i ulë në tavolinë. Edhe sinjalet e fundit, ata po luten që t'i kapë dikush për veshësh, pra këta duan një teto që t'i kap për veshësh. Deklaratat e djeshme të Ramës dhe të Bashës, shoh se këto duan të kenë një shkues në mes, që të bëjnë fejesën, nuk e di se kur, a do e bëjnë me ceremoni të vogël, a do e bëjnë dasmë, apo me tam-tame, këtë nuk e di. "-tha Murrizi./ I.M-Dritare.net

















