Na ndiqni edhe në

Mujor

Horoskopi i Shigjetarit për muajin janar 2025 nga Christine Haas

Horoskopi i Shigjetarit për muajin janar 2025 nga Christine Haas

Ky do jetë një muaj i paqëndrueshëm për të gjithë. Ju që jeni në një lidhje do keni komunikim të hapur me partnerin, por kjo herë do ndikojë për mirë e herë për keq. Disa kohë do jeni pasionante dhe do i shprehni ndjenjat dhe herë të tjera do debatoni dhe do këmbëngulni se keni të drejtë. Ju beqarët do e keni shumë të vështirë të joshni sidomos 15 ditët e para të muajit. Do i vini re pafund defektet e të tjerëve dhe nuk do bindeni. Fatmirësisht javët e fundit do ndryshoni mendim dhe sjellje. Gjendja shëndetësore do lërë për të dëshiruar. Nuk do jeni aq energjike sa më parë dhe stresi mund të japë edhe probleme të tjera. Në planin financiar do jetë një sfidë shumë e madhe rregullimi i të ardhurave. Do mundoheni, por nuk është e sigurt nëse do ja dilni mbanë. Në punë do keni përballje të forta me kolegët dhe shefat, por nuk do tërhiqeni. /dritare.net