Temperatura mbi 42 gradë celsius. Ky ishte qyteti më i nxehtë sot në Shqipëri!
E Premte 21 Qershor 2024, 21:09
Dritare.net
Berati është qyteti që ka regjistruar temperaturën më të lartë sot. Sipas meteorologëve termometri në Berat ka regjistruar temperaturën 42.5 gradë celsius.
Vala e të nxehtit afrikan që ka përfshirë këtë javë Shqipërinë ka shënuar kulmin ditën e sotme me temperatura që shkuan mbi 42 gradë celsius. Sipas parashikimeve, situata nis të normalizohet nga nesër, pasi do të ketë një rënie të të nxehtit me 4-5 gradë./K.C/dritare.net