Na ndiqni edhe në

Moti

Parashikimi i motit për sot!

Parashikimi i motit për sot!

Vendi ynë vijon të ndikohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike dhe në këtë mënyrë edhe për ditën e sotme pritet që moti të jetë i vranët në të gjithë territorin, edhe pse nuk do të mungojnë intervalet e shkurtra me diell. Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe mesatar në formën e shtrëngatave. Intensiteti mesatar pritet kryesisht në zonën e jugut dhe atë të veriperëndimit. Në zonën e Alpeve do të ketë reshje dëbore.

Era do të fryjë me drejtim juglindje - jugperëndim 3-10m/sek. Përgjatë vijës bregdetare, zonat e ulëta pranë tyre, dhe zonat luginore era intensive dhe me rrahje dhe shpejtësi që arrijnë deri në 15-20m/s. Valëzim i forcës 1-3 ballë me lartësi vale 0.8-2.2m.

Temperaturat parashikohen në:

zonat malore 1°C deri në 10°C

zonat e ulëta 3°C deri në 16°C

zonat bregdetare 7°C deri në 16°C./L.F-dritare.net