Na ndiqni edhe në

Moti

Java nis me diell, ja si do të jetë moti në vijim!

Java nis me diell, ja si do të jetë moti në vijim!

Ditë pranvere do të ketë vendi dhe gjatë ditës së sotme, ndërsa ditën e martë parashikohet ndërhyrje e shkurtër e motit të paqëndrueshëm. Reshjet e shiut do të na shoqërojnë gjatë gjithë ditës, madje në pjesën veriperëndimore të vendit dhe në formën e shtrëngatave me rrebeshe e rrufe. Në orët e mbrëmjes në alpe, verilindje e lindje do të ketë reshje dëbore. E gjithë paqëndrueshmëria do të zgjasë deri mëngjesin e së mërkurës. Më tej do të na shoqërojë moti me diell.
Gjithë kjo situatë parashikohet të pasohet dhe nga fuqizim i erës juglindje-veri, kryesisht në bregdet dhe deti i trazuar të martën e të mërkurën./K.C/dritare.net