Na ndiqni edhe në

Moti

Dëbora e madhe bllokon fshatrat në Kukës

Dëbora e madhe bllokon fshatrat në Kukës

Reshjet e dendura të borës kanë sjellë vështirësi të shumta për banorët e zonave të thella malore në qarkun e Kukësit.

Dhjetëra fshatra në njësitë administrative Topojan, Zapod, Shishtavec, Gryk-Çaj, Kalis dhe Arrën e Malzi janë aktualisht të bllokuara, për shkak se trashësia e borës ka kaluar mbi 30 centimetra.

Banorët shprehen se prej ditës së djeshme janë pa energji elektrike, ndërsa situata rëndohet edhe më tej nga mungesa e valëve telefonike, duke i lënë ata të izoluar.

Ndërkohë, rrugët nacionale mbeten të kalueshme vetëm me përdorimin e mjeteve dimërore, por e njëjta gjë nuk mund të thuhet për rrugët rurale, ku thuajse mungon ndërhyrja për hapjen apo kriposjen e tyre nga bashkitë./K.C/dritare.net