Na ndiqni edhe në

Moti

Bashkia e Durrësit ngre alarmin: Çfarë pritet të ndodhë me motin sot dhe nesër! Mesazhi për qytetarët!

Bashkia e Durrësit ngre alarmin: Çfarë pritet të

Bashkia e Durrësit ka njoftuar se qyteti bregdetar pritet të përballet me erëra të forta gjatë orëve në vijim. Autoritetet vendore bëjnë thirrje që qytetarët të shmangin lëvizjet e panevojshme dhe të tregojnë kujdes maksimal, duke ndjekur vazhdimisht njoftimet zyrtare për sigurinë e tyre dhe të familjarëve.

Njoftimi:
"Sipas parashikimeve meteorologjike, qyteti ynë pritet të përballet me erëra të forta.
Duke filluar nga ora 16:00 e ditës së sotme, era nga drejtimi jugor do të intensifikohet, duke arritur shpejtësi deri në 25 m/sek, situatë që do të zgjasë deri në orët e para të mëngjesit të së shtunës.
U bëjmë thirrje qytetarëve të shmangin lëvizjet e panevojshme dhe të tregojnë kujdes maksimal. Ju lutemi ndiqni njoftimet zyrtare për sigurinë tuaj dhe të familjarëve.
Strukturat tona do të jenë në gatishmëri të plotë për çdo problematikë që mund të paraqitet.", thuhet në njoftim./K.C/dritare.net